Me një album të ri përgjatë këtij muaji, Demi Lovato i ka treguar botës se si duket në të vërtetë ajo, pa rroba, shkruan Celebrity Gossip, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja e “Heart Attack” është zhveshur për datëlindjen e saj, madje nuk ka vënë as make up dhe është shfaqur tërësisht e hapur për Vanity Fair, ku me një fjalë ajo duket tmerrësisht sexy.
Demi ka thënë se “nëse ka ndonjë gjë që ka mësuar nga e kaluara, ajo është se jeta është shumë e shkurtë. Jam gati për të përfunduar albumin, i cili tregon se kush jam. Dëshiroj të tregoj pjesën time reale, të çliruar dhe të lirë. Pra të realizojmë foto super-sexy, pa make up dhe pa rroba. Ta bëjmë tani”. Këto ishin disa nga fjalët e Lovatos me rastin e realizmit të foto sesionit për Vanity Fair.