Grammy Awards 2016 është ngjarja ku nderohen më të mirët e industrisë së muzikës, ndërsa tapeti i kuq konsiderohet si vendi ku yjet mund të jenë në qendër të vëmendjes për veshjet e tyre me shumë shkëlqim apo të çuditshme. Kështu është shfaqur edhe kengëtarja amerikane Demi Lovato.
Lovato është paraqitur stil të veçantë, me flokë të gjatë dhe një veshje me sako e fund.
Ajo është përkujdesur që sakoja të zbulojë dekoltenë e saj, të cilën e ka dekoruar me stoli me diamantë, të cilët kanë vlerë 2.4 milionë dollarë.
Lovato ka treguar se kjo është hera e parë që ajo vjen në këtë ceremoni, pasi menaxheri i saj i ka thënë gjithmonë se ajo duhet të shkojë vetëm në rast se është e nominuar, ka për të prezantuar ose për të performuar.
Këtë vit ajo është ngjitur në skenë për të kënduar këngën “Hello” të Lionel Richie, në tributin e organizuar për të dhe artisti ka pëlqyer shumë performancën e saj.


















