“Dëmi 37 milionë euro” – Aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit, këta janë dy të akuzuarit e tjerë

E publikuar: 30/12/2024 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një proces gjyqësor tashmë e ka nisur. Mirëpo, ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, tashmë do t’i duhet të ballafaqohet edhe me disa akuza të reja.

Gjithçka ndërlidhet me pretendimet e Prokurorisë Speciale për keqpërdorime dhjetëra milionëshe në kohën sa Krasniqi drejtonte KEK-un.

Lexo edhe

Edhe një aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, bashkë me dy persona tjerë i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro

Prokuroria ka konfirmuar sot ngritjen e një aktakuze të re kundër Nagip Krasniqit, shkruan Gazeta Infokus.

Aktakuza ndërlidhet me një dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë të 37 milionë euro.

Bashkë me Krasniqin, Gazeta Infokus ka mësuar se të akuzuar janë edhe Ymer Dragusha, ish-shef i prokurimit, si dhe avokati Isuf Zejna.

Sipas një pjese të dosjes së Prokurorisë, aktakuza ndërlidhet ndër të tjera me dy kontrata të dëmshme. Njëra me kompaninë “Litëin SA”, që ka një çmim rreth 3.5 milionë euro, si dhe një për konsulencë ligjore në vlerë të 60 mijë euro.

Në rastin e konsulencës ligjore, është i përfshirë avokati Isuf Zejna. /Gazeta Infokus