
Një video propaganduese e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, është demaskur shpejtë. LVV ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës, duke pretenduar se u trajtua keq në punë. Në të shihet personi në fjalë teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti se është një ish-punëtor i “Comodita-s”.
Por, del se personi në fjalë është i lidhur me pushtetin. Ai është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet.
Lidhur me këtë propagandë reaguan përmes rrjeteve sociale edhe dy gazetarët Vehbi Kajrazi e Berat Buzhala.
Bedri Hamza premton 150 milionë euro për barnat esenciale: Barna falas për të sëmurit kronikë dhe të prekurit me kancer
“Gjeneral i vetëshpallur”, Haradinaj i përgjigjet sulmeve të pushtetit: Janë të tronditur, ua hoqa maskën e qeben
Daut Haradinaj pritet në Kodrën e Trimave: PO-në për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht
“Kqyrne cka eshte propaganda. Ky tipi eshte burri i asambleistes se Vetevendosjes. Del ne video me Kurtin me demek jane taku rastesisht. E cka bon, e sulmon nje biznes privat – Comoditen. Ne kesi raste thuhet “haram te kofte buka qe e ke hanger”, shkroi Kajtazi në postimin e tij në Facebook.
Ndërsa Buzhala shprehet se “prej kohës së Serbisë kurrkush nuk ka bo qeso montazhesh. Kjo është kriminale bre…“.