Deyesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të përcaktuar rendin e ditës dhe kohën e mbajtjes së seancës së radhës.
Por demarkacioni, nuk zë vend në asnjërën nga pikat që janë paraparë për t’u shqyrtuar në mbledhjen të Kryesisë.
Në bazë të kësaj, rezulton se thirrjet e presidentit Hashim Thaçi për ta ratifikuar marrëveshjen e kufirit me malin e Zi, brenda dhjetë ditëve nuk janë marr seriozisht nga drejtuesit e organit më të lartë legjislativ, shkruan Gazeta Tribuna.
“Parlamenti i Kosovës duhet të votojë në 10 ditëshin e ardhshëm, para se të shkojmë në pushim sepse mund të vonohemi shumë dhe mund të humbim hapin me një çmim të jashtëzakonshëm të shtetit për të ardhmen europiane”, pati thënë Thaçi në Klan Kosova, me 23 qershor.