Pavarësisht faktit se menaxheri i Valencias, Pako Ayestaran ka thënë se mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk është duke shkuar askund, Sky Sports, bën me dije se ai është duke dashur një kalim në Londër.
Prezantuesi i këtij mediumi, Marc Behrenbeck ka shkruan në Twitter se lojtari vet e do bashkimin me Arsenalin dhe se bisedimet në mes dy klubeve janë duke vazhduar.
Sipas tij krejt kjo çfarë po bën klubi spanjoll është që të përfitojë sa më shumë para nga shitja e tij.