Kryeministri Milo Gjukanoviq nuk e ka lëshuar Malin e Zi, thuhet në njoftimin e partisë së tij, DPS, duke hedhur poshtë pohimet e liderit opozitar, Andrija Mandiq.
Maniq më herët, në Sheshin Republika, ka thënë se kryeministri Gjukanoviq rreth orës 18:30 ka ikur nga Mali i Zi me aeroplan, transmeton Republika.info.
“Andrija Mandiq gënjën se kryeministrit Milo Gjukanoviq e ka lëshuar Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e DPS-it.
“Mandiq, simpatizantët e tij dhe tërë Malin e Zi e ka gënyjer në momentin kur kryeministrit Gjukanoviq e ka kryesuar mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë së Malit të Zi, të cilën e ka mbajtur vetëm 500 metra larg Sheshit në të cilin Mandiq tentoi ta përhapte gënjeshtrën e tij”.
të kujtojmë se opozita e bashkuar malazeze në frontin e quajtur Demokratik po vazhdon protestat në Podgoricë ku kërkon dorëheqjen e qeverisë së Milo Gjukanoviqit.
Demantohet ikja e Milo Gjukanoviqit nga Mali i Zi
NGA KATEGORIA