Demaku sulmon ashpër Hajredin Kuçin dhe Dhurata Hoxhën (Video)

E publikuar: 15/12/2016 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishkryetari i Drenasit, Nexhat Demaku i dënuar me 3 vjet burgim për krime lufte në rastin “Drenica 2”,  ka  dhënë një varg kritikash për ministrat e Drejtësis Hajredin Kuçin dhe atë aktuale Dhurata Hoxhën.

Demaku në emisionin “ Republika” me Dardan Gashin ka thënë se të dy ministrat e Drejtësisë janë ministra kukulla dhe se të tillë nuk i duhen Kosovës.

Ai ka thënë se asnjëri prej tyre as Kuçi e as Hoxha nuk janë interesuar për procesin gjyqësor që i dënoj të akuzuarit në rastin Drenica 2, i cili sipas tij ka qenë komplet tendencioz me shumë shkelje dhe i parregullt.

Ai ka kritikuar ministrinë e Drejtësisë që ka lejuar që gjyqi të zhvillohet në Mitrovicë e jo në Prishtinë, dhe se askush nuk u morr me sigurin e tyre./GazetaTribuna/

Ndiqeni videon për më shumë.