Demaçi: Për Kosovën jam i gatshëm të bëhem president dhe të flijohem

17.03.2015 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Demaçi: Për Kosovën jam i gatshëm të bëhem president dhe të flijohem

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Adem Demaçi, në një intervistë për “Zërin”, ka thënë se Kosova sot gjendet në një situatë tepër të vështirë në të gjitha aspektet, si në atë politik, ekonomik, arsim dhe shëndetësi.

Demaçi mendon se Kosova që nga koha e pasluftës nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv.

Ai ka thënë se problemi kryesor është depolitizimi i sistemi tonë shtetëror, duke shtuar se politika i ka kapur të gjitha institucionet dhe mënyra se si po i drejtojnë nuk është e këndshme, nuk është e drejtë dhe mënyra se si ata po veprojnë nuk është në interesa të përgjithshme, por në interesa të disa individëve.

Ndërkaq, ai ka thënë se është i gatshëm që të bëhet edhe president nëse populli e kërkon një gjë të tillë.

Zëri: Si do ta përshkruani Kosovën sot?

Demaçi: Është një pështjellim politik edhe një përzierje e gjithëmbarshme, kështu që bota nuk mund të jetë indiferente se çka po ndodh me Kosovën. Në qoftë se e shikojmë punën tjetër, atë ekonomike, i kemi punët llom sepse nuk kemi pasur kohë ta zhvillojmë ekonominë, e trashëguam një ekonomi të shkatërruar kështu që na shkuan 15 vjet me disa projekte të panevojshme dhe erdhëm deri këtu. Këto rrugë që kanë investuar me miliona janë të shkëlqyera dhe janë arterie të jashtëzakonshme që na lidhin me Shqipërinë dhe me krejt.

Mirëpo, po të kërkonim investime të mëdha dhe nëse ato të holla do të investoheshin në bujqësi dhe në jetë normale do të kishte qenë më mirë. Ju po e shihni se çka po ndodh me neve në Obiliq, atje kanceri po bën gërdi sepse ajri është i ndotur edhe askush nuk po mërzitet për atë punë. Nëse e marrim politikën dhe ekonominë, politika do të duhej t’i hapte rrugë ekonomisë, por te ne po ndodh e kundërta sepse me këto tenderime, me këto marrëveshje, me mosmarrëveshje dhe me këto përpjeke që të tërheqim investime e botës ne faktikisht po i largojmë ato investime, sepse pikat ku po merren vendime janë instaluar njerëz, të cilët më shumë e këqyrin interesin e tyre personal sesa interesin e Kosovës. Kështu që ekonomia po lëngon pikërisht në mungesë të investimeve.

Ta shikojmë sektorin e Arsimit mund të themi se jemi shumë keq, jo pse nuk kemi nxënës të mirë, por janë disa shkolla që janë të shkatërruar dhe janë turpi i zotit. Nëse e shikojmë anën shëndetësore po punohet shtrembër. Nëse shkon në spital të shtetit aty menjëherë të sugjerojnë të shkojmë në një klinikë private sepse thonë se nëse qëndron në atë të shtetit me muaj nuk do të shërohesh e nëse shkon në privat nuk të duhen më shumë se tre ditë të shërohesh. Me një fjalë edhe këtu po çalon organizimi i duhur dhe gatishmëria e duhur që t’i shërbehet popullit, t’i shërbehet kombit e jo t’i shërbehet individit. Këtu asnjë gjë nuk është duke u bërë me themel sepse kapaciteti i dijes, marrjes, seleksionimit prej popullatës tonë nuk është në rregull.

Zëri: Cilat do t’i cekni si tri problemet kryesore të vendit?

Demaçi: Problemi kryesor është depolitizimi i sistemit tonë shtetëror, politika i ka kapur të gjitha sferat, i ka kapur të gjitha institucionet dhe po drejton në mënyrë jo të këndshme, jo të drejtë dhe jo në interes të përgjithshëm, por në interes të disa individëve qarqeve, grupeve etj. Shikojini ju Komunën e Ranillugut që ai zotëria që është bërë kryetar i asaj Komune, atje dhe ai po mendon se është kryetar i Komunës dhe ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë dhe ai shkon dhe e qet fotografinë e Millosheviçit, i qet fotografitë e çetnikëve, të cilët ata neve na kanë farosur, na kanë vrarë, na kanë grirë, kurse ne nuk kemi pushtet të rregulluar dhe ta kapim atë njeri dhe t’i themi: Hej ti a je duke e ditur se ti je kryetar i Komunës, por nuk je dhe nuk je kryetar i shtetit të Kosovës për të bërë kësi gjërash qysh po mendon ti. Unë dëgjova se do t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë pa i plotësuar të gjitha ato marrëveshje, të cilat i ka marrë përsipër dhe e cila është angazhua.

Kjo është një hap i mirë, është një hap shumë i drejtë për ta detyruar Serbinë që të sillet sipas marrëveshjes dhe t’i respektojë ligjet ndërkombëtare, por është edhe një mësim për miqtë ndërkombëtarë që po lëshojnë pe për Serbinë, për ligjet e pafundme. Shikoni deputetët tanë çfarë benefecioni i kanë dhënë dhe po i japin vetes edhe po përgatitet që edhe pasi t’i kryejnë mandatet e veta, të shkojnë prapë të kenë beneficione të majme, të kenë sikur ne të ishim ndonjë shtet i madh, s’po di më kë të krahasoj më ndonjë Norvegji, ose më ndonjë shtet që ka miliarda që i rrinë ashtu. Po sillen këta të tanët sepse akoma nuk i kanë çuar duart nga ambiciet e veta për t’i shërbyer interesit të ngushtë, interesit personal, por është ka e shfrytëzon situatën dhe postet që i ka për interesa të veta të ngushta.

Zëri: A ka mundur të bëhet më shumë në këto 16 vjet të pasluftës dhe çka?

Demaçi: Ka mundur të bëhet, se gjithë problemi ishte se si u pozicionuam në fillim, çfarë shteti të krijojmë. Ne kemi bërë përpjekje të intervenimeve në arsim, por edhe ato ishin përpjekje që të marrim mostra si ajo e Marrëveshjes së Bollonjës, kur ne nuk kishim kaçik. Pra, kur kemi filluar të krijojmë një shtet më shumë intervenime, me shumë ndryshime, me shumë pa vazhdimësi të duhur dhe tash kemi rënë në këtë situatë dhe që kemi një laramani. Nuk e kemi një rrugë të caktuar. Tani ekonominë nuk e kemi të caktuar mirë dhe puna e privatizimit është një katastrofë çfarë e kemi bërë ne, pra çka ofrohej prej miqve tanë ne ishim të gatshëm ta marrim pa kriter dhe pa asnjë kritikë. Ja çfarë u bë me ato privatizime, ra në duart e atyre matrapazëve të personave që kishin pare i blinin fabrikat dhe prej këtyre privatizimeve punëtorët kanë mbetur në rrugë dhe se ekonomia më këto privatizime ne vend se të ecte përpara ekonomia ka mbetur shumë keq, papunësia është edhe më e madhe dhe ka rënë ekonomia përtokë.

Zëri: Si do të jetë Kosova pas 10 vjetësh sipas jush?

Demaçi: Tash varet se kush do të na marrë përqafe. Në qoftë se këto fjalë që po qarkullojnë se Gjermania vërtet do ta ndihmojë Kosovën dhe se Bashkimi Evropian ka marrë përsipër që të kujdeset për ngritjen e hapësirës shqiptare që të na çojë përpara, po më pëlqen kjo deklarata e Zvicrës se do ta ndihmojë Kosovën, Norvegjia që ka para, Suedia që ka para që të merren me kapacitete sepse Kosova nuk është një vend që nuk ka kapacitete normale, që ka kapacitete njerëzore, e ka një popullatë kryesisht të re dhe nuk është vend që nuk ka mundësi të zhvillohet. Por problemi është se kush dhe qysh do të na trajtojnë. Nëse na trajton një Gjermani ose Zvicra ose një Austri, Suedi ne atëherë do të mundë të kalojmë mirë sepse populli ynë dëshiron punë.

Zëri: Cili është opinioni juaj për Gjykatën Speciale?

Demaçi: Unë mendoj se formimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi shumë e madhe edhe përkundër padrejtësive të shumta që janë bërë deri më tash edhe kjo është një padrejtësi shumë e madhe. Na e kanë gjetur hallin tash po duan që të hapin gjoja hetime për disa persona, por më së pari neve po na trajtojnë jo si një viktimë, ashtu siç është një viktimë, që deshën çetnikët të na farojnë dhe të na shpërngulin dhe këto janë fakte të cilat nuk mund t’i mohojë askush. 1 milion e sa shqiptarë i shpërngulën nga trojet e veta me mijëra e mijëra vranë e prenë dhe sot akoma nuk i gjejmë që janë të zhdukur prej çetnikëve të egër, që i kanë bërë dhe tash mundohen t’i mbulojnë dhe t’i fshehin.

Me fjalë të tjera në këtë situatë dhe me këto fakte që Evropa dhe mikja jonë Amerika i dinë shumë mirë sepse edhe vetë ishin të rivolvuar në këtë rezistencën tonë kundër këtyre veprimeve të çetnikëve, të çohesh pas të gjitha këtyre që kanë ndodhur dhe të organizosh njëfarë Gjykate Speciale për t’i ndjekur personat dhe mua po më duket jo shumë e mirë dhe shumë e padrejtë. Unë mendoj se këtu nuk ka persona që mund t’i kapë ndonjë gjyq. Ju kujtohet sa herë e burgosën Ramushin e ngratë, burgos njëherë, lësho prapë, burgos e lësho prapë, e kanë lëshuar sepse ne kemi bërë luftë të pastër dhe kemi mbrojtur vendin tonë, andaj mendoj se këtu nuk ka persona që duhet të gjykohen.

Zëri: Për interesa të vendit a do ta kishit pranuar postin e presidentit?

Demaçi: Nuk mundem ta pranoj postin e presidenti në qoftë se ajo nuk kalon nëpër vendimin e popullatës. Nuk mundem ta pranoj prej vetes që të më kapë dikush nga fyti e të më thotë që po të bëjmë ty president dhe hajde “grahi”. Në qoftë se merret mendimi dhe vendimi dhe dëshira e popullit, atëherë për këtë popull kam qenë gjithmonë i gatshëm të flijohem. Por, unë nuk shtyhem për pushtet sepse ta marrësh pushtetin sot në një Kosovë të këtillë më 100 sëmundje që i ka të vogla e të mëdha do të duhet përgjegjësi shumë e madhe të marrësh një pushtet me shumë dhimbje dhe me shumë probleme përnjëherë që janë shfaqur. Unë veç u them se asnjëherë nuk kam qenë i etshëm për pushtet. Unë nuk jam larguar nga populli dhe nga shteti, jam i pranishëm dhe jam i gatshëm dhe kam dhënë gjithmonë mendime që janë në favor të këtij populli, por nuk do të thotë që gjithmonë kanë qenë mendimet e mia të sakta. Prandaj, edhe njëherë unë jam i gatshëm të flijohem për këtë popull.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn