Sot ka filluar viti akademik 2017/2018 në UP, ku më këtë rast rektori i UP-së Marjan Dema ka takuar studentët e rinj të Fakultetit të Edukimit.
Në Fakultetin e edukimit u bë e ditur se kanë aplikuar më shumë se 3 mijë studentë, por që pjesë e këtij fakulteti janë bërë 250 studentë.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se për mua është një ditë shumë më rendësi kjo dita e parë e fillimit të vitit akademik të studimeve.
“Në bazë të statistikave që i kemi janë pranuar më të mirët”, tha Demaj.
Ai tha se fatmirësisht tash nuk është koha e protestave, por sot është edhe më vështirë sepse duhet të luftojmë me vetën për të bërë ndryshime të mira në UP.
“Fakulteti i Edukimit është duke bërë ndryshime, sepse pa edukim pa investim në arsim nuk ka ndryshim. Ndryshimi nuk vjen nga jashtë, ndryshimi vije nga ju. Kërkoj prej jush që të filloni të ndryshoni, të filloni ta ktheni besimin në këtë universitet. Pa ndryshim të Universitetit nuk mund të ndryshojë as Kosova”, tha Veseli.
Kurse, Ethem Çeku, dekan i fakultetit të Edukimit, tha se mbi 3 mijë studentë që konkurruan, diku mbi 78 për qind e tyre kanë pasur sukses të shkëlqyer.