Dell ka krijuar disa nga kompjuterët më të mirë Windows që janë aktualisht në treg. Kompania po punon për krijimin e një tableti të ri që do të jetë i ngjashëm me tabletin Surface të Microsoft. Tableti, i quajtur XPS 12, do të vijë së bashku me një tastierë që do të lidhen me magnet dhe një laps digjital.
Pajisja do të ketë ekran me rezolucion 4K UHD (3840 x 2160) me dizajnin InfinityEdge, një portë Thunderbolt 3, bateri që do të zgjasë për 10 orë, dhe kamera në anën e pasme dhe ballore (8 megapikselë në pjesën e pasme dhe 2 megapikselë para). Nuk kemi akoma informacione mbi procesorin e XPS 12 apo madhësinë e RAM-it. Tableti do të hidhet në treg nga muaji tetor.