Deliu-Kodra: VV edhe shpifin edhe shesin çallëm

E publikuar: 27/07/2017 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e rizgjedhur nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Vetëvendosjen për shpifje kundër PDK-së.

Sipas Deliut, VV më parë kanë shpifur se kinse PDK është tërhequr nga debati në Rubikon, në të cilin ishin të ftuar edhe zyrtarë të VV-së.

Por, sipas saj,  tash kjo VV-së i është kthyer mbrapsht, pasi në emisionin e njejtë, PDK është prezente kurse VV mungon.

“Këta edhe shpifin edhe shesin çallëm” ishin fjalët e deputetes së rizgjedhur për VV-në.

Postimi i plotë:

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje, e cila këto ditë më së shumti po shpif duke e përmendur shpifjen si dukuri, sërish kishte shpifur se PDK-ja është tërhequr prej debatit në Rubikon me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa, tash, nëse e shikoni Rubikonin, shihni se aty është përfaqësuesi i PDK-së dhe mungon ai i Lëvizjes Vetëvendosje, siç e deshmoi edhe vete udhëheqësi i emisionit Adriatik Kelmendi.

Këta edhe shpifin. Edhe shesin çallëm. Edhe mandej ikin të zhytur, duke lënë pas “moçalin e shpifjeve” të tyre!