25 vjet më parë, 111 delegatë duhej të shkonin në Kaçanik për të shpallur Kushtetutën.
Por 25 vjet më parë, Këshilli Organizativ përdori disa arsye për ta shpërqendruar policinë dhe Sigurimin serb.
Që delegatët të mos vëreheshin, u përdor dita kur në Kaçanik ishte ditë tregu. U përdor edhe një festë synetie e një familjeje.
Kur të ndaluarit pyeteshin se ku po shkonin, shumica nga ata thonin se shkonin në treg, ose në një syneti.
Hollësitë e asaj dite, i sjellë RTK, nëpërmjet një kronike realizuar me akterët kryesorë të organizimit të asaj që po ndodhte 25 vite më parë në Kaçanik.