Kryeshefi Ekzekutivë, Nagip Krasniqi së bashku me menaxhmentin kanë mirëpritur një delegacion nga Këshilli i Bashkimit Evropian: Grupi Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, zyrtarët e Këshillit të BE-së janë njoftuar nga Krasniqi dhe menaxhmenti i KEK-ut për operimet ditore, projektet ambientale (të perkrahura nga BE) sfidat me të cilat ballafaqohet KEK dhe objektivat e KEK-ut në modernizimin e njesive prodhuese dhe projekteve ambientale.
Delegacioni i Këshillit të Evropës gjithashtu ka vizituar termocentralin Kosova B./

















