Delegacioni i Senatit të Republikës së Francës sot ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në rajon.
“Në takim është biseduar edhe për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në sferën e investimeve të reja”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
“Roli i Francës në rajon është i një rëndësie të jashtëzakonshme, jo vetëm në kontekstin tradicional dhe historik, por edhe në drejtim të përpjekjeve për t’i dhënë një vrull të ri Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian.
Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës “për angazhimin e vendit tonë për integrimin rajonal, ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëpunimin konstruktiv” në rrugën drejt BE-së, pretendohet në postim, duke mos përmendur se çfarë është biseduar në lidhje me Kosovën./Paparaci