Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore në Kosovë (Foto)

E publikuar: 11/12/2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Lee, për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë dhe shprehu mbështetjen e Kosovës për nisma të këtilla.
Lee e njoftoi presidenten Jahjaga me aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.