Delawie:Kokteji i Mollotovit nuk ka vend në Kosovë

E publikuar: 13/10/2015 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie në një postim në Twitter ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme në Leposaviq ku në shtëpinë e kryetarit të kësaj komune është hedhur një granatë.

Po ashtu, Delawie ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të mbrëmshme në kryeqytet.

“Koktejet e Mollotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë. As në Prishtinë as në Leposaviq. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Delawie.