Delawie thotë se Komisioni i së Vërtetës duhet t’i përfshijë të gjithë qytetarët e të gjitha etnive

E publikuar: 13/02/2017 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim të thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është duke bërë as mjaftueshëm për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Duhet të ndiheni krenar me hapat që Qeveria ka marrë në rrugën drejt pajtimit. Përkushtimi i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duhet të lëvdohet”.

Delawie ka thënë se ky Komision për të Vërtetën duhet t’i përmbush disa kritere. Sipas tij Komisioni i të Vërtetës duhet të jetë i paanshëm, i pavarur, të ketë buxhet dhe stafin e tyre e të jetë transparent.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë proces që synon t’i normalizojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet t’i ketë në vete të gjithë etnitë.

“Ky proces duhet t’i përfshijë të gjithë qytetarët e të gjitha etnive”.

“Duke i dëgjuar të tjerët, do të jetë rruga drejt çlirimit”.