Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie pas takimit me presidenten e vendit Atifete Jahajga ka bërë thirrje që në Kuvendin e Kosovës të kthehet normaliteti pasi sipas tij aty nuk është vendi ku përdoren armët por sipas tij duhet të dialogohet.
Delawie ka shtuar se vendi i tij i jep përkrahje të plotë përpjekeve që institucionet po bëjnë për të vazhduar punën normale.
Ai poashtu ka thënë se njerëzit përgjegjës duhet t`i kryejnë detyrat që i presin, njofton Klan Kosova.