Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një prononcimi për mediat, ka bërë thirrje që të ndalet dhuna.
“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të vendoset a jeni për një Kosovë demokratike. Kuvendi e ka thënë mendimin e vet se është për këtë, Policia po ashtu”, ka thënë Delawie, raporton KTV.
“Dhe duhet të kuptoni që përfaqësuesit e popullit zgjidhen në kuti votimi dhe jo me armë”, ka theksuar ai.
“Jam me deputetët, me policinë dhe stafin e Kuvendit të cilët po punojnë në kushte të vështira”, potencoi ai.