Delawie për protestën e nesërme: Ata që e zgjedhin dhunën, Kosovën e çojnë drejt izolimit

E publikuar: 16/02/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, thotë se SHBA’të mbështsin demokracinë në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore.
Ai shkruan në Twitter se ata që kanë zgjedhur dhunën po zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit.

Kjo e drejtë, shkruan ai në Twitter, nuk nënkupton edhe përdorimin e dhunës.

“Dhuna politike është në kundërshti me demokracinë. Ata që kanë zgjedhur dhunën po e zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kosova ka shkuar shumë larg që të kthehet prapa”, shkruan ai.

TEMAT:GREG DELAWIELAJME