Delawie: Ngjarjet në Kuvend dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës

E publikuar: 05/12/2015 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, në konferencën vjetore të gjyqësorit, ka thënë se është shumë e rëndësishme mbajta e konferencave për gjyqësorin, për të diskutuar me problemet me të cilat përballet gjyqësori.

“Njëra prej objektivave të mija është që të ndihmojë vendit në zbatimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Sistemi i drejtësisë është kritikuar shumë. Niveli i kënaqshmërisë me gjyqësorin është i ulët. Unë besoj se shumica e gjyqëtarëve e kryejnë profesionin me nderë. Ju duhet ti siguroni qytetarët që janë të barabartë në drejtësi. Ju gjyqtarë jeni të aftë për të treguar se zbatohet sunimi i ligjit”, ka thënë Delaëie.

Ai ka thënë se rreth 12 milionë dollarë do ti dhurojnë në vitet e ardhshme për ti mbështetur sistemin gjyqësor. “Mirëpresim zbatimin e të gjitha marrëvshjeve në mënyrë që të ketë më shumë besim në sitstemin e drejtësisë”, ka thënë Delawie.

Ai ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend, tansmeton Gazeta Tribuna.

“Gjatë dy muajave kemi parë ngjarjet në Kuvend, ku një grup paralamentar kanë zgjedhur gazin lotsjellës. Këto veprime e dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Deputetët e kanë çdo të drejtë por edhe obligimin për ti përfaqsuar qyetarët. Gjyqësori duhet të jetë plotësisht i pavaruar nga kushëdo. Ai nuk duhet të bie pre i ndikimeve por të jetë shembull i transparences”, ka thënë Delawie./Gazeta Tribuna/