Delawie në Drenas: Paska komisionerë dhe vëzhgues të përkushtuar

E publikuar: 18/12/2016 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot gjatë ditës disa qendra të votimit në Drenas ku po vëzhgon nga afër raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

Në një intervistë për Indeksonline, Delawie ka thënë se po sheh njerëz të përkushtuar në zgjedhje dhe se kjo gjë për të është e mrekullueshme.

“Jam këtu për t’i vëzhguar zgjedhjet lokale në Drenas. Po shoh që kemi komisionerë dhe vëzhgues të përkushtuar, vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare. Mendoj se kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Delawie.