Delawie: Mirë që serbët e shqiptarët s’po e fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjen e Ivanoviqit

E publikuar: 07/03/2018 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka komentuar rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e cila ndodhi në Mitrovicën e Veriut, gjatë muajit janar. Në një intervistë për Kossev, Delawie ka thënë se kjo vrasje nuk ka pasur karakter ndëretnik
Delawie ka theksuar se është diçka e mirë që shqiptarët dhe serbët nuk po fajësohen ndërmjet vete për këtë vrasje.

“Jeta është duke vazhduar, kjo është diçka e mirë. Mendoj se po bëhet e qartë që vrasja e tmerrshme dhe tragjike e z. Ivanoviq nuk ishte domosdoshmërisht një incident ndëretnik. Ne nuk e dimë se kush e bëri, ne nuk kemi asnjë fakt rreth vrasjes. Por, mendoj se fakti që njerëzit nuk po i fajësojnë komunitetet tjera është diçka pozitive. Dhe këtu dua ta interpretoj si pjesë të përmirësimit gradual të raporteve ndëretnike ndërmjet serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Delawie.