Delawie: Miratimi i Speciales i rëndësishëm për Kosovën

E publikuar: 04/08/2015 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, i është gëzuar votimit të Speciales dhe ka përgëzuar Kosovën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Gjykatën Speciale.

“E përgëzoj Kosovën për miratimin e amendamentit dhe ligjit për Gjykatën Speciale. Kjo është e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Greg Delawie.