Delawie Largohet nga Kuvendi por Mbetet Optimist

E publikuar: 21/03/2018 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, tha se është optimist se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet pavarësisht pengesave për ta votuar atë për shkak të gazit lotsjellës.

“Po shkoj në ambasadë për disa takime, do të kthehem prapë, nuk do të dorëzohem. Shpresoj që edhe deputetët nuk do të dorëzohen”, tha Delawie pas ndërprerjes së dytë të seancës./kallxo.com/