Ambasadori amerikanë në Prishtinë, Greg Delawie në një deklaratë të shkurtër për media i dha mbështetje institucioneve të Kosovës, por shprehu shqetësimin e tij ndaj veprimeve të sotme të opozitës.
“Mund të them që jam sërish i dëshpëruar që opozita e ka penguar një proces demokratik në Kuvend. Besoj që opozita e dëshmoj që mund të ketë debat duke e dhënë secili mendimin e vet. SHBA beson në demokracinë e Kosovës dhe unë u jap përkrahjen time institucioneve të Kosovës. Falënderoj edhe Policinë e Kosovës që po e bënë punën e vet për ti mbajtur të gjithë të sigurt”, tha Delawie.

















