Delawie: Asociacioni në pajtim me Kushtetutën

E publikuar: 30/12/2015 08:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ambasadori Delawie sqaron se Gjykata i ka dhënë Qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti i Asociacionit, në mënyrë që i njëjti të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën. Por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se: (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, e cila do të botohet në dy vazhdime, ku folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend, të cilat, sipas tij, janë të parapara për vitin 2018.