Përderisa salla e Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet seanca konstituive ka filluar të mbushet me deputetë, në hollin e Kuvendit është parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Delawie ishte shumë i zëshëm sa i përket mos-vonesave për krijimin e institucioneve të vendit duke përkujtuar gjithnjë rëndësinë e madhe që ka krijimi sa më i shpejtë i tyre, shkruan Indeksonline.
Delawie do të ndjekë nga afër gjithë rrjedhojën e kësaj seance ku do të bëhet edhe zgjedhja e të parit të Parlamentit./Indeksonline/
















