Xhirimi përmes të cilit pretendohet të jetë shantazhuar Mathieu Valbuena, rast në të cilin pretendohet të jenë përfshirë edhe yje dhe ish-përfaqësues të Francës, është publikuar.
Mathieu Valbuena është në qendër të një skandali që ka përfshirë disa futbollistë të mëdhenj.
Karim Benzema, asi i Real Madridit, është ftuar nga policia dhe ka dalë para gjykatës në lidhje me një skandal që përfshin një grup njerëzish të cilët pretendohet që kanë tentuar ta shantazhojnë Valbuenan me një xhirim seksual.
Sulmuesi i Los Blancos ka mohuar që të ketë pasur rol aktiv në këtë gjë, por jo edhe njohurinë.
Tani mediat kanë publikuar atë që pretendohet të jetë pjesë e xhirimit me të cilin është tentuar të shantazhohet magjistari i Lyonit.