Kanë dalë pamje nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori.
Javori u ekzekutua me armë zjarri nga Agim Gashi, i cili u zbulua nga Policia dhe është ende në arrati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.