Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte ka deklaruar për medie të Beogradit se ish kryetari i Republikës Serbe dhe komandanti suprem i Forcave të saj të armatosura, Radovan Karaxhiq është dashur të dënohet m burgim të përjetshëm, transmeton Koha.net.
Del Ponte ka thënë se megjithatë nuk është e pakënaqur me dënimin e shqiptuar për Karaxhiqin, 40 vjet burgim për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Përkundër kësaj, Carla del Ponte konsideron se dënimi është dashur të jetë edhe më ashpër.