Televizorët 8K OLED TV zyrtarisht janë bërë realitet ndërsa LG ka filluar të pranojë porositë e para në Korenë e Jugut për televizorin konsumator më të avancuar krijuar ndonjëherë.
88Z9 ka një panel OLED 88-inç me rezolucion 8K Ultra HD prej 7680×4320 piksel. Ky rezolucion ka katër herë më shumë pikselë sesa një televizor 4K. Paneli OLED është më i madhi që LG ka vendosur ndonjëherë në një TV.
Megjithatë sot thuajse nuk ekzistojnë fare përmbajtje 8K dhe nuk ka për të ndryshuar shumë shpejtë situata. LG ka vendosur ta adresojë këtë hendek përmbajtjeje me procesorin Alpha 9 8K i cili përdorë algoritme deep-learning për të rritur rezolucionin e imazheve. LG thotë se TV do të përdorë deep-learning për të gjeneruar zërin “Virtual Sorround 5.1” me mbështetje për Dolby Atmos.
Por gjitha këto teknologji vinë me një çmim astronomik. LG tha për Verge se çmimi i televizorit është 42,000 dollarë por porositë e dërguara në Qershor do ta përfitojnë për 34,000 dollarë.
Ai vjen me një pastrues ajri falas. Seti del në shitje në Amerikën e Veriut dhe në Evropë jo më parë sesa tre mujori i katërt i 2019-ës./ PCWorld Albanian