Del në ankand krevati ku ka fjetur Cristiano Ronaldo, çmimi fillestar 5,000 euro

E publikuar: 07/04/2024 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krevati i hotelit në të cilin ka fjetur ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të shitet në ankand, me ofertën për 5,000 euro.

Hoteli Grand Plaza, ku qëndroi kombëtarja portugeze për ndeshjen me Slloveninë ka bërë thirrje që fansat ta blejnë këtë krevat, shkruan Goal.com.

“Blini krevatin në të cilin ka fjetur Cristiano Ronaldo disa ditë më parë? Tani është e mundur.” – bënë thirrje ata.

Hoteli Grand Plaza, në bashkëpunim me kompaninë mediatike POP TV, ka njoftuar se të ardhurat nga krevati i shitur do të shkojnë për bamirësi.

Çmimi fillestar për shtratin në fjalë do të jetë 5,000 euro, por kjo shifër pritet të rritet nga blerësit.