Dekretohen 20 gjyqtarë të rinj në Kosovë

E publikuar: 11/11/2025 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë të rinj pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Nga numri i përgjithshëm, dhjetë janë femra dhe dhjetë meshkuj, të cilët do ta ushtrojnë mandatin fillestar prej tre vitesh.

Gjatë ceremonisë së betimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës, duke nënvizuar se gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët.

Gjyqtarët e dekretuar u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, si dhe se do të respektojnë rregullat e etikës profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas ceremonisë, ata u pritën në një takim nga përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku u uruan për dekretimin dhe u inkurajuan të punojnë me përkushtim në kryerjen e përgjegjësive të tyre.

Gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.