Dekreti për Asociacionin nuk është gati (Video)

E publikuar: 04/01/2016 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që nga 30 tetori i viti 2015, kur edhe kjo marrëveshje ishte dërguar në Gjykatën Kushtuese nga presidentja Atifete Jahjaga.

Tash kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë vlerësimin e saj për marrëveshjen, qeveria nuk e di se kur do të përfundoj hartimin e dekretit për këtë marrëveshje.

Edhe pse në periudhën prej 25 gushtit 2015 kur ishte arritur kjo Marrëveshje në Bruksel deri më 29 tetor, Qeveria ishte angazhuar për përgatitjen e një dekreti për procedurat e krijimit të Asociacionit.

Por kur Presidentja ndërmori veprimin duke e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim kushtetues këtë marrëveshje, Qeveria nuk është angazhuar në këtë drejtim.

Në pikën e dytë të marrëveshjes ishte paraparë që dekreti të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, para miratimit nga Qeveria e vendit.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë për Tribuna Channel se janë në fazë e përgatitjeve dhe pas festave do të merren vesh për hapat e mëtutjeshëm.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni në video: