Ushtria ruse thotë se ka goditur një fabrikë të përpunimit të naftës dhe depo karburanti rreth portit strategjik të Odesës në Detin e Zi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se anijet dhe avionët rusë qëlluan me raketa të dielën për të goditur objektet, të cilat ai tha se përdoreshin për të siguruar karburant për trupat ukrainase pranë Mykolaiv.
Konashenkov tha gjithashtu se sulmet ruse shkatërruan depo municionesh në Kostiantynivka dhe Khresyshche.
“Ekuipazhet e aviacionit të Ushtrisë lëshuan raketa të drejtuara nga lartësistë”, tha Ministria.