Deklarohet Policia në lidhje me rastin në ‘Breg të Diellit’

E publikuar: 26/02/2026 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Një person ka mbetur i lënduar dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për IndeksOnline.

Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.