Nevenka Trump është një nga autoret e njohura të së drejtës penale ndërkombëtare. Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviqit”, ka folur për emisionin “Rubikon”.
Gjatë intervistës së saj, zonja Trump ka bërë një deklaratë jashtëzakonisht të rëdësishme. Ajo tha se Salih Mustafa, ish-komandant “Cali”, u dënua me 26 vite burgim për një vrasje të cilën e kryen forcat serbe.
“Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ishte abolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime. Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë lufte dhe për krime të cilat, kur e lexoj gjykimet, nuk janë e bindur se si Salih Mustafa ka mundur të ketë përgjegjësi. P.sh. për një viktimë që është braktisur në një “kompleks” ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë “në rregull, serbët e kanë vrarë, por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje”” – tha ajo./Klankosova.tv