Deklarata për orientimin seksual, Vullneti: Jam krenar që këtë temë e kam fut si debat brenda familjeve

E publikuar: 03/01/2025 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banori i Big Brother Vip Kosova, gazetari Vullnet Krasniqi është pyetur nga banorët në darkën e të nominuarve, për çështjen e orientimit seksual – pas deklaratës së tij që është homoseksual.

“Vullnet a mendon që do të ndikojë në lojën e mbetur deklarata që ti the pak ditë më parë?”, ishte pyetja për të.

Ai tha se brenda shtëpisë nuk i ndikon asgjë sa i përket lojës pasi nuk ka problem me asnjë banor, ndërkaq jashtë Big Brother, ai tha se mund t’i ndikojë në vota dhe mbështetjen e publikut.

Por, sipas tij, e ngushëllon edhe fakti që mund të ndikojë pozitivisht kjo deklaratë për komunitetin të cilit ai i takon.

“Brenda nuk do të ndikoj, do të vazhdoj lojën qysh e kam pas më herët, s’kam asnjë problem me asnjë banorë as nuk më ndikon kurrqysh. Jashtë janë dy plane që mund të më ndikojnë, në zhurmën që kam mujtë me shkaktu jashtë dhe kam qenë i vetëdijshëm për zhurmën që pranimi i seksualitetit tim, por më shumë jam i fokusuar në ndikimin pozitiv që kam mujtë me pasë në këtë komunitet jashtë, t’u e ditë formatin BBVK që këqyret në familje dhe jam krenar që këtë temë e kam shti si debat brenda familjeve”, u shpreh Vullneti.