Është mbajtur seanca dëgjimore për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që u arrestua për keqpërdorim të detyrës.
Seanca dëgjimore është mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, dhe ka qenë e mbyllur për media.
Ndryshe, kujtojmë se kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova së bashku me nënkryetarin Lulzim Blakaj, u arrestuan me datën 9 tetor, nën dyshimin për keqperdorim pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.