Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990.
Në 34-vjetorin e shpalljes se kësaj deklarate, e para e shtetit ka takuar disa nga delegatët e asaj kohe.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky dokument ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së për Kosovën shtet të pavarur.
“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur. Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani.