Deklarata e Ritës se është biseksuale shokoi të gjithë, por shikoni çka thotë ish i dashuri i saj

E publikuar: 02/06/2018 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesi i “X Factor 2012”, James Arthur tha për “Bizarre” se “Mendoj se të gjithë janë biseksualë këto ditë…nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Nga Cara Delevigne tek Charli XCX, një numër i madh yjesh i kanë dalë në mbrojtje Rita Orës pasi ajo u kritikua se pranoi që është biseksuale.

Dhe tani, ylli i pop-it, ka një tjetër përkrahës e që është ish i dashuri i saj, James Arthur, i cili ka lavdëruar këngëtaren që pranoi haptas orientimin seksual dhe zbuloi se nuk është tronditur aspak nga lajmi që mori.

“Unë i respektoj njerëzit që hedhin dritë dhe qëndrojnë në këmbë për komunitetin LGBT, kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Arthur.

Ai tha se njeh edhe vajza të tjera që janë biseksuale, andaj nuk e konsideron diçka të pazakontë këtë gjë në vitin 2018, njësoj e vlerëson edhe deklaratën e Ritës.