Sergio Ramos thotë se realiteti dhemb.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, u shpreh i zhgënjyer pas eliminimit nga Juventusi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai deklaroi se Juventusi luajti më mirë se skuadra e tij dhe kaloi tutje me meritë.
“E vërteta dhemb. Ta fitojmë sërish Championsin ëhstë e vështirë dhe sot po largohemi”, u shpreh Ramos.
“Ata kaluan tutje pasi bënë gjërat më mirë, edhe në ndeshjen e parë. Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe në ndeshje të tilla përfundon duke paguar”, shtoi tutje mbrojtësi spanjoll.