Deklarata e Kurtit për rrymën, Ymeri: Po tallet, qëllimi është me varfëru vendin

E publikuar: 30/01/2026 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janina Ymeri, eksperte e energjisë, e ftuar në Euro në T7, ka folur për rritjen e çmimit të rrymës që ka ndodhur përgjatë viteve të fundit.

Imeri ka folur edhe për deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë ‘’temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të nalta sesa është normale, kemi qef nxehtë.’’

Ajo ka vlerësuar se Kurti ‘’po tallet’’ se ndihet i pamposhtur.

‘’Qaty është qëllimi se me u varfëru vendi, opozitarizëm ka më pak, dhe ne qeverisim më gjatë. Tash tallet, hin me ni sallë, dhe thotë ‘’qe unë jam më i miri’’, gjuha e trupit që e përdor tregon se nihet i pamposhtur”, ka thënë ajo.