Ambasadorit të SHBA në Bosnjë, Michael Murphy ka reaguar lidhur deklaratën e kreut të republikës Srpska, Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
Përmes një komunikate për mediat, kryediplomati amerikan shprehet se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.
Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) të Bosnjës “po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori i SHBA në Bosnje Michael Murphy në një deklaratë për mediat.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai më tej. /Euronews albania