Në nisje të emisionit të tij të ri, Ermal Mamaqi ka mbajtur një monolog ironik të shkurtër, në të cilin i ka cilësuar gjithë njerëzit e famshëm si trapa.
“Gjithmonë kam ëndërruar të isha trap, pavarësisht se asnjë nuk më besonte kur isha i vogël. Jo për mburrje, por tani jam një goxha trap, jam goxha i famshëm”, – ka thënë ndër të tjera Ermali.
Ai ka folur me ironi edhe për ëndrrat e tij. “Kam besuar tek ëndrrat e mia dhe ja ku jam sot, nuk mu plotësua asnjë ëndërr, por hajt mo”, – ishin fjalët e Mamaqit.
Ai mori disa puthje pasiononte nga bashkëshortja, Amarda Toska, e cila pasi e ka uruar për një sezon të mbarë, i ka dhënë një puthje shumë pasiononte.