Futbollisti më me eksperiencë në radhët e kuqzinjëve kujton se Armenia nuk është kundërshtar i lehtë.
Kapiteni Lorik Cana i cili kujton se skuadra ka gabuar shpeshherë kur i është kërkuar fitorja. Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit. “Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”. Vlerësimi ndaj kundërshtarit nuk mungon edhe nga kapiteni Cana që analizon lojën e zhvilluar nga Armenia në grup, që ka bërë mirë ndaj çdo kundërshtari. “Armenia ka qënë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë”./veqsport.com/