Deklarata ‘bombë’ e Pacollit: Ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të PDK-së, LDK-së e AAK-së

E publikuar: 03/05/2025 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar ta mbrojë propozimin e VV-së për ndryshimin e formës së votimi për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Ndonëse askush nuk e ka përmendur, ajo pretendon brenda partive tjera ka deputetë që me votë të fshehtë do ta votonin Albulena Haxhiun për kryeparlamenatere.

Madje, sipas saj, brenda LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së ka përçarje.

“Ne kemi parë që ka përçarje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, për shkak të problemeve me rezultatin zgjedhor. Njësoj ka përçarje brenda PDK-së dhe AAK. Nga secila parti ka deputet që mund ta votojnë, por nuk duan të jenë pjesë e procesit ku sulmohen, etiketohen apo të ndëshkohen”, ka thënë Pacolli në Tëvë1.