Dehja e pushtetit për takimin e Kurtit me shefin e CIA-s

E publikuar: 24/08/2024 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Afrim Kasolli

Ka vazhduar me të madhe dehja publike e pushtetit për takimin e kryeministrit Kurti me shefin e CIA-s, William Burns.

Qëllimi i këtij entuziazmi është që fillimisht të maskohet konteksti gjeopolitik i kesaj vizite dhe që të deligjitimohen zërat opozitarë për tensionet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Admistratës Amerikane.

Po ashtu t’i bëhet e qartë edhe Vjosa Osmanit, se nuk është vetem ajo e preferuara e amerikanëve, por edhe kryeministri Kurti.

Mjerisht për shkak të naivtetit të opozitës dhe Vjosës, ky interpretim fiton besim publik.

Mirëpo, nëse kriter i vetëm i këtij raporti qenkan takimet e Shefit te CIA-s me liderë politike, atehere pikerisht kjo retorike e mohon investimin kryesor diplomatik te Albin Kurtit per ta ekspozuar veten si të ndryshëm nga presidenti Vuçiq, pasi ky i fundit eshte nje piun i Putinit, kurse Kurti apologjet i Perëndimit. Sepse Burns u takua edhe me liderin serb.

Me këtë logjikë nuk është larg mendsh që zyrtarët e pushtetit te dalin dhe te thonë, se qëllimi i vizitës dhe takimit te Shefit te CIA-s me kryeministrin Kurti ishte edhe i një natyre tjetër. Që ta qortonte në prezence te tij ambasadorin amerikan ne Prishtinë, Jeff Hovenier, per deklaratat antiamerikane që ka shfaqur kohen e fundit dhe se si i ka shpërfillur interesat e shtetit që e përfaqëson, dhe ta falënderonte kryemistrin Kurti se si ka qëndruar i palëkundur ne mbrojtje te këtyre interesave, përkundër gabimeve edhe te disa të derguarve të tjerë të Uashingtonit, si Gabriell Escobar e James O’Brien.